Ministri Zemaj flet për testimet, tregon sa u realizuan për 25 ditë

Aktuale

Ministri Zemaj flet për testimet, tregon sa u realizuan për 25 ditë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 19:13
Ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nuk ka kolaps në QKUK dhe as në Klinikën Infektive sa i përket ballafaqimit me Covid-19.

Ai në një intervistë për Info Magazine të realizuar në Klinikën Infektive shtoi se Kosova ka të gjitha kapacitetet për tu përballur me Covid-19.

“Kanë dashtë të plasonin në në media se QKUK është në kolaps dhe se Klinika Infektive është në gjendje të keqe. Unë e kam demantuar këtë në koordinim me kryeministrin, është keqinterpretim kjo nuk dua të merrem me këtë çështje”.

“Por koordinimi ekziston edhe në baza edhe mes 30 minutave sa që i kam i mërzitur drejtoreshën dhe personelin këtu duke kërkuar informacione orë pas ore drejtorinë dhe menaxhmentin për çdo eventualitet për çdo kërkesë që është në kuadër të QKUK por edhe të IKSHPK-së”.

“Ne i kemi të gjitha kapacitetet për tu ballafaquar me Covid-19, falënderojmë edhe donatorët. Panika ekziston tek frikacakët këta që dëshirojnë ta përdorin këtë situatë për qerime hesape politike, personalisht nuk e kam problem jam në gjendje të ballafaqohem me këtë pjesë”.

“Jam ministër që jam zgjedhur në kohë jo të përshtatshme, ministrat janë zgjedhur edhe në kohë lufte dhe i kanë dalë zot këtij vendi kështu që nuk është problem”.

I pyetur se a ka testime të mjaftueshme Zemaj deklaroi se ka ekspertë që i vlerësojnë këto duke filluar nga individët deri tek vatrat e infeksionit

“Ju e patë një gjendje në menaxhim të MSH-së dhe të shërbimit spitalor i cili edhe gjithë qendra e QKUK-së është në shërbim të këtyre njerëzve”.

“Sa i përket edhe testeve është IKSHPK, është laboratori janë njerëz që janë duke punuar me 24 orë me marrjen e informacioneve, në identifikimin e vatrave të infeksionit, në identifikimin e rasteve të kontaktit, janë gra dhe burra që nuk i kanë takuar as familjet e tyre”.

“Për testime është vlerësim i ekspertëve e vlerësojnë momentin individin në vatrat e infeksionit, ministri vetëm i mbështet”.

“Për 25 ditë kemi mbërri mbi 9 mijë testime për Covid-19, e cila është më shumë se 50 përqind e asaj sa kanë qenë në izolim paraprak, kjo nuk është për tu lavdëruar ajo kohë ka qenë e izoluar”.

“Ne jemi duke luftuar në një ekonomi të hapur për këtë arsye po kërkojmë respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së”, ka thënë Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat