Daçiq: Përkundër sfidave dinamikë pozitive në raportet me ShBA – Kosova tema kryesore e dialogut

Aktuale

Daçiq: Përkundër sfidave dinamikë pozitive në raportet me ShBA – Kosova tema kryesore e dialogut

Nga: F. B. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 19:18
Ivica Daçiq

Përkundër sfidave reale ka një dinamikë pozitive në raportet e Serbisë me ShBA që ndër tjera janë partner me rëndësi në arritjen e zgjidhjes së përhershme të çështjes së Kosovës tha ministri i jashtëm Ivica Daçiq.

“Serbia është përcaktuar që çështjeve të hapura të iu qaset në mënyrë konstruktive dhe është e gatshme për forcimin e raporteve bilaterale, kjo qasje ka sjell bashkëpunim të mirë dhe përkundër sfidave dinamikë pozitive në raportet tona” tha ai.

Këtë Daçiq e tha në hapje të ciklit të dytë të akademisë amerikano-serbe ku mbajti temën për raportet mes dy vendeve dhe ku përmendi ftesën ndaj Trampit për vizitë në Serbi.

“Çështja e Kosovës sigurisht paraqet temën më të rëndësishme të dialogut politik, ndërsa Serbia mbetet e hapur për bisedime për zgjidhjes e kësaj çështje.

Ai ka folur edhe për raportet në kontestin historik raporte këto që në vitin tjetër mbushin 140 vjet, ndërkohë që shtoi se raporti mes Uashingtonit dhe Beogradit duhet pranuar se kanë qene asimetrike.

Por Serbia ka treguar se si një vend jo aq i madh mund të jetë aleat dhe mik i rëndësishëm.

Ai përmendi 28 qershorin e vitit 1918 kur në Shtëpinë e Bardhë valoi flamuri serb, por nuk la pa përmend edhe dekadat fundit dhe periudhën më të rëndë në raportet amerikano-serbe me pavarësinë e Kosovës, ku edhe sot Serbia e ShBA kanë pozicione të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat