Haradinaj-Stublla falënderon ambasadorin e Turqisë për përkrahjen e Kosovës

Aktuale

Haradinaj-Stublla falënderon ambasadorin e Turqisë për përkrahjen e Kosovës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 19:29
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen dhe ndihmat mjekësore të shtetit turk gjatë pandemisë Covid-19.

“Prita në një takim miqësor ambasadorin e Turqisë. Me këtë rast, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e avancimit të Kosovës si shtet, dhe e falënderova ambasadorin Sakar për përkrahjen dhe ndihmat mjekësore të shtetit turk gjatë pandemisë Covid-19”, tha Haradinaj Stublla.

Në takim është diskutuar edhe për harmonizimin e agjendës dhe prioriteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP, tani që Turqia ka marrë nga Kosova kryesimin e radhës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat