Bajqinovci e quan qesharak dënimin për Adem Grabovcin - Bota Sot
Bajqinovci e quan qesharak dënimin për Adem Grabovcin

Aktuale

Bajqinovci e quan qesharak dënimin për Adem Grabovcin

Nga: M.H Më: 1 korrik 2020 Në ora: 20:29
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me dënimin që iu dha sot Adem Gabovcit.

Bajqinovci shprehët që shteti i Kosovës është i kapur dhe me ndihmën e kryeministrit po është edhe më e lehtë, transmeton “Bota sot”.

Deputeti e sheh këtë dënim shumë qesharak pasi krahason dënimet që pasojnë në Kosovë e që ky dënim ndaj Grabovcit vetëm inkurajon korrupsionin.

Postimi i plotë

Shteti i kapur i Kosovës, me drejtësinë e tij të rrëmbyer tashmë, e ka shumë me rëndësi qe t'i ruaj të pa ndëshkueshëm me burgim efektiv kapot e shpêrdorimit masiv të pasurisë që do tē duhej t'i takonte publikut.

As Adem Grabovci e as plotë të tjerë si ai, bashkë me dy shefat e tyre, nuk e ndjejne më nevojen për të përfituar pafajësi në këto proceset gjyqësore farse që bëhen ndaj tyre per korrupsion.

Nuk e ndjejne më domosdone e ruajtjes së dinjitetit, kredibilitetit e reputacionit të tyre përmes pêrfitimit të pafajësisë sepse e dinë që populli e di se janë hajna.

Ata ndjejnë nevojën që të mos vijë puna kurrsesi qē të ketë në Kosovë një Qeveri që nuk i ndërhyn gjyqësorit nê pavaresinë e tij sepse e dinë se po të ketë një të tillë, pra po të lihet gjyqësori të kryejë punën e tij, këta mund shkojnë në burg.

Gjithmonë, kapësit e shpërdoruesit masiv, do të kenë nevojë për njê Qeveri KOTI.
Normalisht, për këta, kur edhe kryeministri është asistent, edhe ma mirë për ata.

Kêshtu e pash sot dënimin qesharak të disa të akuzuarve të rastit pronto.

Në Kosovë kush vjedh dru i han 5 vjet burg, ndërsa vjedhja e milionave ndëshkohet me gjobë ose me kusht.

Dênime të tilla inkurajojne korrupsionin!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat