Drejtoresha e Infektivës: Pati rast kur deri në 12 orë qëndruam pa bukë, duke u kujdes për pacientë - Bota Sot
Drejtoresha e Infektivës: Pati rast kur deri në 12 orë qëndruam pa bukë, duke u kujdes për pacientë

Aktuale

Drejtoresha e Infektivës: Pati rast kur deri në 12 orë qëndruam pa bukë, duke u kujdes për pacientë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 21:16
Lindita Ajvazaj

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive, Lindita Ajvazaj, ka treguar për punën e stafit të saj gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

Ajo në media ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht me pacientë në këtë periudhe.

“Ne stafi i Klinikës Infektive ka 5 muaj që asnjë moment nuk ka qenë i mërzitur nga puna me motiv për punë. Prandaj ka ekzistuar një harmoni në mes të punëtorëve edhe përkundër gjithë lodhjes psikike dhe fizike të vazhdueshme. Me punë të vazhdueshme pa u ndal edhe për 12 orë ka pasë raste as ushqim nuk kanë konsumuar pasi që vazhdimisht kanë qenë në uniformë”.

“Është një staf që ende po qëndron dhe do të punojnë endë”, ka thënë Ajazaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat