Profesori nga SHBA-ja: Serbia rriti kërkesat 10 ditë para dialogut në Uashington

Aktuale

Profesori nga SHBA-ja: Serbia rriti kërkesat 10 ditë para dialogut në Uashington

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 21:24
Shenasi Rama

Profesori i shkencave politike në Nju Jork, Shenasi Rama, ka thënë në emisionin Pressing se partive politike shqiptare po iu mungon një platformë kombëtare dhe se interesat e subjekteve po vendosen para atyre të kombit. Ai po ashtu ka thënë se Serbia i rriti kërkesat e saj dhjetë ditë para dialogut me Kosovën në Uashington pas përkrahjes nga Rusia.  

“Së pari ne nuk kemi një politikë mbarëkombtare, dhe mbarë shqiptare që do të mbronin interesin e kombit. Ne kemi disa parti që mbrojnë interesat e tyre vetanake të cilat ndonjëherë nuk mbrojnë fare ato të kombit. Në lidhje me këto zhvillimet e fundit efekti ka qenë i dukshëm. Ka treguar se lojërat mund të luhen edhe kundër anëtarëve të të njëjtës parti dhe kalojnë ato të interesave kombëtare shqiptare“, tha Rama duke folur edhe për zhvillimet e fundit nga Gjykata Speciale.

Tutje Rama tergoi nëse propozimi i aktakzuës disa ditë para takimit në Uashington kishte mbrapa ndonjë skenar.

“Vetë fakti që janë ftuar në Shtëpi të Bardhë tregon që ka pasur gatishmëri në arritjen e një mirëkuptimi, jo domosdoshërisht marrëveshje. Pala serbe rriti shumë kërkesat dhjetë ditë apra takimit. Ktheu procesin në pikën zero që ishte para vitit 1990.”, shton ai.

Rama tha se shtetet e vogla nëpër botë duhet që të bashkërendojnë politikat e tyre me fuqitë e mëdha, sikur rasti i Kosovës me SHBA’në. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat