​Selimi: Konfirmimi i aktakuzës dobëson pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë

Aktuale

​Selimi: Konfirmimi i aktakuzës dobëson pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 21:30
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka deklaruar se konfirmimi i mundshëm i propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, do të dobësonte pozitën e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai në emisionin Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se kur ‘goditen ata që janë në krye të institucioneve dhe që njëherësh bartin barrën e dialogut’, atëherë propozim-aktakuza e dobëson pozitën e Kosovës në bisedime dhe e prolongon arritjen e marrëveshjes finale dhe krijon efekte politike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat