Shkon në 54 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Shkon në 54 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 21:49
Ilustrim

Ka shkuar në 54 numri i personave të vdekur nga virusi COVID-19 në Kosovë.

Në njoftimin e fundit të IKSHPK-së bëhet e ditur se numri i viktimave tani për tani është 54, teksa deri mbrëmë ishte 52.

Në bazë të këtij njoftimi bëhet e ditur se edhe dy persona të tjerë humbën jetën, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat