Jashari paralajmëron situatë të vështirë në arsim prej shtatorit pasi u rrëzua Ligji për Paga - Bota Sot
Jashari paralajmëron situatë të vështirë në arsim prej shtatorit pasi u rrëzua Ligji për Paga

Aktuale

Jashari paralajmëron situatë të vështirë në arsim prej shtatorit pasi u rrëzua Ligji për Paga

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 21:54
Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar situatë jo të mirë nga shtatori për arsimin, pasi Kushtetuesja hodhi poshtë Ligjin për Paga.

‘’Kanë me ia pa sherrin, sepse ne do të kemi luftë. Është fatkeqesi. Mjer ne që jemi udhëheqës sindikalistë. Kemi presion nga anëtarët, andej nga politika. Mos të na akuzojnë pse po e ngrisim zërin’’.

‘’Lajmi më i keq ishte se Kushtetuesja vendosi kundër Ligjit për Paga. Shtatori edhe mos pastë grevë, greva më e rrezikshme në sistemin arsimor është greva e heshtur’’

‘’Kam frikë që shtatori do të na sjell telashe në shtator. Të medhenjtë u ruajtën, pagat e tyre do të jenë ‘’oohoo’’, tha ai në media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat