Profesori Kastrati përplaset me analistin Shala: Je injorant total, jeni një hap para serbëve - Bota Sot
Profesori Kastrati përplaset me analistin Shala: Je injorant total, jeni një hap para serbëve

Aktuale

Profesori Kastrati përplaset me analistin Shala: Je injorant total, jeni një hap para serbëve

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 22:14
Kastrati dhe Shala

Profesori universitar Ardian Kastrati, ka pasur një përplasje të ashpër me analistin Krenar Shala.

Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që përplasi Kastratin dhe Shalën.

“Nuk vlerësohet shkëputur figura e Thaçit e Veselit prej UÇK’së, nuk ka qenë Shaban Pijaci ai që ka themelu”, tha Kastrati.

“Mos t’i përziejmë këto kablla, mos të fusim në konfuzion qytetarin e ri, qytetarët fëmijë, pasi këtij tani po e marrin si një festë thu se po arrestohet dikush i Shumadisë dhe Kraleves”, tha Kastrati.

“Me fol për Veselin e Thaçin për keqqeverisje mundesh me fol sadush, por me fol për luftën e UÇK’se të Thaçit e Veselit, ata janë alfa dhe omega e UÇK’së”, tha Kastrati.

“Është turp sot me festu një hap para serbëve ajo çfarë po i ndodh Thaçit dhe Veselit”, tha Kastrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat