Nxehet debati, Kastrati analistit Shala: Ti je tru bosh, ti je bërë me sulmu UÇK-në

Aktuale

Nxehet debati, Kastrati analistit Shala: Ti je tru bosh, ti je bërë me sulmu UÇK-në

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 23:41
Shala dhe Kastrati

Po vazhdon debat i ashpër në RTK, ndërmjet analistit Ardian Kastrati dhe analistit Krenar Shala, rreth zhvillimeve të fundit lidhur me aktakuzat ndajë presidentit Thaçi e kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, ku si Kastrati tha se ata të cilët kanë menduar ta minimizojnë Thaçin para datës 27 me këtë gjë kanë gabuar.

Kastrati po ashtu pati reagime të ashpra ndaj Shalës, duke quajtur tru boshë, për sulmet për aktakuzat.

“Ti je tru boshë tru thatë, ti je bë me sulmu UCK . As nuk e kanë lexu dokumentin e Rambujes kta. UCK nuk ka ndarësi, edhe nuk flasë më me ty. Them se asni proces e dialogut nuk ka me përfundu lehtë. Nëse dikush ka tentu me godit Thaçin para datës 27, kanë gabu sepse nuk mundë të minimizojnë para drejtësisë. Kjo nuk është goditja ndaj Thaçit e Veselit, është ndajë UÇK’ se. Ne e dimë shumë mirë se kush ka qenë kundër kësaj marrëveshje pra VV’ja”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat