Ramadani, Surroit: UÇK-në më mirë se cilado lëvizje politike punoi dhe luftoi për aspiratat shekullore

Aktuale

Ramadani, Surroit: UÇK-në më mirë se cilado lëvizje politike punoi dhe luftoi për aspiratat shekullore

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 00:05
Shkodran Ramadani

Analisti Shkodran Ramadani i ka reaguar publicistit Veton Surroi i cili UÇK-së i është referuar vetëm si një grup i armatosur.

Sipas Ramadanit të gjithë e dinë që Veton Surroi mendon se UÇK nuk ishte as Ushtri, as Çlirimtare, as e Kosovës.

“’Vetëm një grup i armatosur’, po thotë Vetoni. Pajtohem se nuk ishte thjesht ushtri. Megjithatë ajo është edhe çlirimtare, edhe e Kosovës.  Ta quash UÇK-në vetëm “ushtri”, shtrembëron dhe shëmton të vërtetën e saj. UÇK-ja nuk do të qëndronte në këtë lartësi historike po të ishte vetëm ushtri e rregullt”, ka shkruar Ramadani.

Sipas Ramadanit, UÇK-ja është aq e dashur për njerëzit sepse më mirë se cilado lëvizje tjetër politike në historinë tonë punoi dhe luftoi për aspiratat tona shekullore.

“Ajo mbi të gjitha ishte organizata politike që mblodhi gjithë potencialin e rezistencës gjatë shekullit XX dhe që nën dritën e idealeve të lirisë e shndërroi atë në kapacitete të mobilizimit që u kurorëzua me çlirim. Siç thotë Tim Judah në librin e tij të Oksfordit për historinë e Kosovës, UÇK-ja arriti qëllimet e veta në afat rekord”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij për këtë shkak ajo është Organizata Politiko-Ushtarake më e suksesshme në shekullin XX, lëvizja më e lavdishme në historinë e vendit tonë dhe pika më lartë të vetëdijes tonë kombëtare.

“Kjo është e vërteta. Deshi, apo s’deshi Vetoni”, ka shkruar Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat