Komunikata e Qeverisë së Kosovës dëshmon se Shtabi i Përgjithshëm i vjeli meritat e luftës, ja sa para i janë dorëzuar kolonel Halil Bicaj

Aktuale

Komunikata e Qeverisë së Kosovës dëshmon se Shtabi i Përgjithshëm i vjeli meritat e luftës, ja sa para i janë dorëzuar kolonel Halil Bicaj

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 08:36
Komunikata

Komunikata që vërteton se parat e Qeverisë së Kosovës i janë dorëzuar kolonelit Halil Bicaj,

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë publikuar një komunikatë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë kohës së luftës, ku thuhet se Qeveria kishte marrë vendim që të gjitha mjetet të ia kaloj Ministrisë së Mbrojtjes.

Familja Imeri në shkrimin e tyre, thonë se kjo komunikatë vërteton së paratë i janë dorëzuar Halil Bicaj ministër i Mbrojtjes atë kohë.

Sipas kësaj familje Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, qenka financuar ose ka qenë nën urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes, ku tregohet se lufta është drejtuar nga Qeveria e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kjo komunikate verteteon se parate i jane dorezuar Ministrit te Mbrojtjes Halil Bicaj dhe sipas ketyre te dhenave financiare po del se Shtabi i Pergjithshem dhe komandante zonash qenkan financuar nga MM prandaj eshte shume e qarte qe Shtabi i Pergjithshem paska qene nen "urdherat" e MM.. Po duket se luften e ka drejtuar Qeveria e Kosoves dhe natyrisht Shtabi i Pergjithsem i ka vjele meritat me shume komandant si gjate luftes, ashtu edhe pas saj. Historia duhet te shkruhet me fakte dhe jo me genjeshtra , shpifje , patriotizem te rreme e linçime. Pra e verteta gjithemone triumfon. Vijon

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat