Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se ka abetenuar në votimin për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozicionet e partisë.
Bajrami, ka thënë se ka qenë vendim i partisë dhe jo personal i saj.
“Unë kam votuar, dhe votat janë në LDK. Ka qenë vendim i organeve të partisë, jo vendim i imi personal. Po dua ta shfrytëzoj të drejtën time për të mos komentuar këtë. Nuk besoj se as znj. Osmani e as unë të pranojmë që të jemi viktima për shkak të gjinisë. Vendimet e tilla besoj se do t’i vlerësojnë qytetarët dhe do i vlerësojë historia. Unë e kam dhënë votën. Unë po ju tregoj se kam abstenuar”, ka thënë Bajrami.
Strukturat e LDK’së kanë votuar përmes formës elektronike që Vjosa Osmani e cila është kryeparlamentare tash më nuk do të jetë në pozita drejtuese të LDK’së.
Vjosa Osmani ka pasur diferenca të mëdha me LDK’në që nga viti 2014. Ajo nuk e ka votuar as Qeverinë Mustafa dhe as Qeverinë Hoti.