Gjermania tregon 3 prioritet që ka për Kosovën si kryesuese e BE-së

Aktuale

Gjermania tregon 3 prioritet që ka për Kosovën si kryesuese e BE-së

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:23
Christian Heldt

Gjermania, një ndër vendet më të fuqishme në Evropë ka marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, që nga shumë njohës të çështjeve e integrimeve evropiane po thuhet se ka shpresa që shumë procese Kosova t’i kalon më lehtë tani në BE për shkak të udhëheqjes së gjermanëve.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka shënuar kalimin e presidencës së Këshillit të BE’së nga Kroacia te Gjermania edhe në Prishtinë.

Heldt ka thënë se janë tri çështje që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë, është liberalizimi i vizave, pandemia COVID-19 dhe dialogu me Serbinë.

Megjithatë ambasadori gjerman nuk ka premtuar shumë çështje të pazgjidhur do kryhen nën udhëheqjen e tyre në BE, por ka thënë se do kenë prioritet disa nga këto tema.

“ Tri çështje të mëdha që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë, përveç temave të përgjithshme të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, sfidat e pandemisë, dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave”, ka thënë Heldt.

Kujtojmë se një nga temat më të vjetra dhe që BE premton me vite është liberalizimi i vizave për kosovarët pasi janë përmbushur të gjitha kushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat