Themelohet Këshilli i Ekspertëve për Dialog me Serbinë

Aktuale

Themelohet Këshilli i Ekspertëve për Dialog me Serbinë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:08
Qeveria Hoti

U themelua “Këshilli i Ekspertëve për Dialog me Serbinë” si zyrë e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë Hoti më 1 korrik, ku në bazë të këtij vendimi, kryeministri emëron “Koordinatorin Shtetëror për Dialog”, i cili udhëheq me punën e Këshillit, është njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit dhe i përgjigjet drejtpërdrejt atij.

Ky këshill bën analiza specifike dhe këshillon kryeministrin dhe Qeverinë për çështjet e dialogut me Serbinë sipas temave që diskutohen në Dialog, si dhe përgatitë raporte, dokumente për pozicionin e Kosovës, dokumente analitike e faktografike dhe dokumente tjera sipas nevojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat