Tahiri: 2 Korriku hapje e rrugës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Tahiri: 2 Korriku hapje e rrugës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nga: E.R Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:07
Besnik Tahiri

Zëvends Kryeministri i parë, Besnik Tahiri kujton ngjarjen historike shqiptare të 2 Korrikut, kur delegatët e Kuvendit të Kosovës janë larguar me dhunë nga objekti i tyre.

‘’Të gjendur nën trysninē e tillē dhe të mbështetur nga shtresat popullore, delegatët e Kuvendit të Kosovës, shpallën Deklaratën Kushtetuese e cila vuri bazat e para të kthesës historike për ti paraprirë aktit të shpalljes së Kushtetutës së Kaqanikut’’, ka shkruar Tahiri në Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.

Ai tha se ngjarjet e bujshme që do të ndodhin pastaj, do të vërtetojnë veprimin e drejtë e të guximshëm të delegatëve të 2 korrikut dhe do të hapin rrugën e krijimit të parakushteve për një lëvizje gjithëpopullore deri çlirimin e plotë të vendit.

Postimi i plotë në Facebook

2 Korriku- Hapje e rrugës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Një ngjarje që mbeti në analet e historisë shqiptare ështē Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, kur delegatët e Kuvendit të Kosovës, të larguar me dhunë nga objekti i tyre nën qiellin e hapur shprehën vullnetin politik të popullit duke kundërshtuar aparatin represiv e gjenocidal të Serbisë.

Aspiratat e popullit tonë, të shprehura edhe në protesta e demonstrata, sidomos nga vitet e tetëdhjeta, do të kulmojnë sidomos pas tendencës së shtetit serb për të suprimuar automominë e Kosovës duke instaluar një aparat policor dhe duke vënë nën kontroll tërë jetën politike e institucionale të vendit.

Të gjendur nën trysninē e tillē dhe të mbështetur nga shtresat popullore, delegatët e Kuvendit të Kosovës, shpallën Deklaratën Kushtetuese e cila vuri bazat e para të kthesës historike për ti paraprirë aktit të shpalljes së Kushtetutës së Kaqanikut.

Ngjarjet e bujshme që do të ndodhin pastaj, do të vërtetojnë veprimin e drejtë e të guximshëm të delegatëve të 2 korrikut dhe do të hapin rrugën e krijimit të parakushteve për një lëvizje gjithëpopullore deri çlirimin e plotë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat