Haradinaj: Heronjtë lindin rrallë

Aktuale

Haradinaj: Heronjtë lindin rrallë

Nga: E.R Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:21
Meliza Haradinaj Stublla

Minsitrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla ka kujtuar 30 vjetorin nga dita e gurthemelit i shtetësisë së Republikës së Kosovës.

‘’2 Korrik 1990, shënon datë kthese kombëtare, kur Delegatët e Kosovës nënshkruan “Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut”, nga ku kërkohej më legjitimja - e drejta për t’u njohur dhe ekzistuar barabartë me të tjerët’’, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook, shkruan ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

Kujtesë kolektive: 30 vjet nga dita kur u guxua të hidhet gurthemeli i shtetësisë së Republikës së Kosovës.

2 Korrik 1990, shënon datë kthese kombëtare, kur Delegatët e Kosovës nënshkruan “Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut”, nga ku kërkohej më legjitimja - e drejta për t’u njohur dhe ekzistuar barabartë me të tjerët.

Në rrethana skajshmërisht të pavolitshme për shqiptarët në Kosovë, nën tytat e regjimit të kohës së ish-Jugosllavisë, ishin zërat e guximit dhe duart që nuk u drodhën të nënshkruanin, atëherë një Deklaratë Kushtetuese, që rrjedhimisht ishte dhe pikënisje e çlirimit.

Heronjtë lindin rrallë, ata jetojnë sa vetë koha.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat