Haradinaj: Deklarata e 2 Korrikut, dërgoi mesazhin në gjithë botën për përcaktimin e shqiptarëve për liri e pavarësi

Aktuale

Haradinaj: Deklarata e 2 Korrikut, dërgoi mesazhin në gjithë botën për përcaktimin e shqiptarëve për liri e pavarësi

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:16
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 2 Korrikun, ditën kur Kosova shpalli deklaratën e pavarësisë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, me këtë deklaratë u jetësua edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Postimi në Facebook:

Me 2 korrik 1990, deputetët kosovarë, me gjithë presionin e kërcënimet nga pushteti i Millosheviqit, nxorën aktin të cilin shqiptarët e prisnin me dekada.

Deklarata me të cilën Kosovës i hapej rruga për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, edhe pse nuk u lejua të zbatohej, me forcën e armëve e tankseve, dërgoi mesazhin në gjithë botën për përcaktimin e shqiptarëve për liri e pavarësi.

Duke qenë falënderues për të gjithë deputetët e asaj legjislature, deklaratën e tyre e jetësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

2 korriku do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat