Abbott: Bashkëpunimi për emërime në pozita drejtuese dha rezultate të përziera

Aktuale

Abbott: Bashkëpunimi për emërime në pozita drejtuese dha rezultate të përziera

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:32
Foto nga takimi

Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

Në një fjalë rasti, Abbott ka thënë se bashkëpunimi për emërime në pozita të larta drejtuese ka dhënë rezultate të përziera.

Sipas tij, në të kaluarën kuvendi ka emëruar individë që nuk përmbushnin kriteret.

“Me kënaqësi të veçantë kemi nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit – fushë kjo e cila ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm”.

“Nepotizmi dhe korrupsioni si probleme të mëdha shpërfaqen aq dukshëm si në rastin e rekrutimit. Këto nuk mund të zgjidhen nga jashtë, por me punë profesionale dhe integritet”.

“Kjo nuk është një ndërmarrje e lehtë, projekti ynë ofron mbështetje; mirëpo emërimet iu takojnë institucioneve në pajtim me legjislacionin në fuqi”.

“Suksesi i këtij projekti do të jetë sukses i Kosovës, por edhe dështimi dhe emërimet jomeritore do të jenë dështime të Kosovës”.

“Bashkëpunimi për emërime në pozita të larta drejtuese ka dhënë rezultate të përziera, kemi edhe përvojën e hidhur ku përkundër punës së panelit, vet Kuvendi ka emëruar individë që nuk përmbushnin kriteret, në raste të tilla do të reagojmë siç edhe kemi reaguar sepse kjo është tejet e dëmshme për Kosovën. Uroj që kësaj radhe të mos kemi raste të tilla”.

“Dëshiroj të theksoj se korrupsioni nuk luftohet vetëm një ditë apo një javë. Lufta më e mirë është kur profesionistët e fushave përkatëse dhe me integritet udhëheqin me institucionet. Kosova e meriton një të ardhme më të ndritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat