Zyrtari i VV-së ironizon me Qeverinë Hoti, numëron një nga një të “arriturat” e qeverisjes së re

Aktuale

Zyrtari i VV-së ironizon me Qeverinë Hoti, numëron një nga një të “arriturat” e qeverisjes së re

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:46
Qeveria Hoti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Hysamedin Feraj, ka numëruar veprimet e Qeverisë Hoti që nga ardhja në pushtet.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me Qeverinë Hoti, duke i numëruar të “arriturat” e kësaj qeverie.

Postimi i plotë:

10 arritjet e qeverisë Rakiq-Hoti:

Qeveria Rakiq-LDK në më pak se 30 ditë ka shënuar arritje më të mëdha se qeveria Kurti për 100 ditë.

Qeveria Rakiq-LDK:

1. Ka rritur numrin e të infektuarve me Covid-19;

2. Ka rritur shërimin e nepotizmit të "plagosur" nga qeveria Kurti;

3. Ka rritur numrin e zëvendësministrave;

4. Ka promovuar fuqishëm injorancën e ministrave;

5. Ka rritur gjasat e korrupsionit;

6. Ka rritur izolimin e vendit në marrëdheniet ndërkombëtare;

7. Ka rritur pabarazinë dhe inferioritetin e Kosovës ndaj Serbisë;

8. Ka rritur gjasat e mospranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare;

9. Ka rritur qëndrimin antiamerikan dhe antieuropian, gjegjësisht kundër takimit të Uashingtonit dhe kundër samitit të Parisit;

10. Ka rritur numrin e vendeve që kanë tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, etj., etj.

Për çudi, Insajderi, Periskopi, RTK, etj., ende merren me VV-në e me qeverinë Kurti dhe i bojkotojnë me heshtjen e vet arritjet e qeverisë Rakiq-Hoti.

Kjo është e padrejtë nga ana e tyre!

Në rregull, Buzhala paska qenë sëmurë dhe qeveria Rakiq-Hoti ka shfrytëzuar rastin që fshehurazi tij me na prishë me aleatët tanë perëndimor. Po kështu mund të shpjegohet heshtja e Dardan Gashit. Mirë. Po të tjerët? Mos edhe ata po gëzojnë frutet e luftës së qeverisë për rritjen e infektimit me covid-19? Nuk e di.

Megjithatë nëse nuk guxojnë ta kritikojnë për ndonjë gjë, ndoshta sepse presin fonde parash si dikur, së paku të flasin për të, ja, kështu, pozitivisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat