Osmani: Profesionistët do ta marrin votën e deputetëve

Aktuale

Osmani: Profesionistët do ta marrin votën e deputetëve

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:53
Foto nga takimi

Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për rekrutimin profesional të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, mbajti një fjalim ku së bashku me ambasadorin britanik Nicholas Abbott, prezantuan qëllimet e kësaj marrëveshje.

Osmani tha se përmes këtij memorandumi do të rritet transparenca e udhëheqësve nëpër borde e agjenci.

Sipas saj, do të ketë efektin e vet zinxhiror.

“Memorandumi është vullnet i dyanshëm. Përmes kësaj synojmë të rrisim transparencën në zgjedhjen e personave të udhëheqjes në borde dhe pozita të lartë. Vlerësimi do të ketë efekt zinxhiror. Janë të përfshira 10 borde. Puna e kompanisë do të varet nga gjendja e pandemisë. Do ta sigurohemi që këta ekspert të jenë prezent. Profesionistët ta marrin votën e deputetëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat