Çfarë i ra “ndërmend” Lutfi Hazirit? - Bota Sot
Çfarë i ra “ndërmend” Lutfi Hazirit?

Aktuale

Çfarë i ra “ndërmend” Lutfi Hazirit?

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:15
Lutfi Haziri

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, si dhe Drejtorinë e Kulturë, Rini dhe Sport të kësaj komune.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se “sa problematike, aq edhe joefektive, na del të jetë kjo Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan. Kjo për disa arsye, por para së gjithash, pikërisht sepse dikur u shkri nga të qenurit drejtori, në një zyre".

Postimi i plotë:

Sa problematike, aq edhe joefektive, na del të jetë kjo Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan. Kjo për disa arsye, por para së gjithash, pikërisht sepse dikur u shkri nga të qenurit drejtori, në një zyre.

Asnjëherë nuk u raportua për punën dhe performancën e saj. Ndërkohë, se çfarë i ra ndërmend Lutfi Hazirit dhe mori vendimin për rikthimin e saj në drejtori!? Me gjasë, pikërisht për ti rehatuar edhe disa militantë të tij. Dhe këtu, i humbet komplet rëndësia një drejtorie të tillë, që normalisht do të duhej të ishte tejet e rëndësishme për qytetin tonë.

Dhe çfarë ndodhë tash? Stafi i kësaj drejtorie vendoset në objektin e bibliotekës së qytetit. Uzurpohet e vetmja hapësirë që qytetarët e Gjilanit kanë për lexim. Por, në fakt, nuk është për tu çuditur. Sepse uzurpimi i bibliotekës, po bëhet nga ata që nuk ia dijnë rëndësinë as librit, as leximit dhe as bibliotekës vet.

Është hera e dytë që aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bëjnë thirrje për reflektim. Le të reflektojmë të gjithë si qytetarë dhe mos të lejojmë të na uzurpohen nga injorantët, hapësirat tona të leximit sot, e nesër të fëmijëve tanë e gjeneratave të reja.

Sepse biblioteka është e lexuesve dhe jo e LDK-së.

Image
Foto e publikuar nga deputetja e VV-se ne Facebook
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat