Selimi në takim me vëllain e Nezir Mehmetajt: Do të shterojmë të gjitha mundësitë për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë

Aktuale

Selimi në takim me vëllain e Nezir Mehmetajt: Do të shterojmë të gjitha mundësitë për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:16
Foto nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur në takim vëllain e Nezir Mehmetajt, i cili është në paraburgim nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte.

Ministri Selimi siguron se do të shterojnë të gjitha mundësitë për për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë nga akuzat dhe kthimin e shpejtë në Kosovë.

Shkrimi në Facebook:

I shqetësuar me mbajtjen në paraburgim tash e gjashtë muaj dhe ngritjen e aktakuzës ditën e djeshme nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt, kam pritur sot në takim vëllaun e tij, Agronin. E sigurova se do t'i shfrytëzojmë dhe shterojmë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike që janë në dorën tonë, për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë nga akuzat dhe kthimin e shpejtë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat