Haradinaj pret në takim ambasadorin e Hungarisë, kërkon përkrahjen për liberalizimin e vizave

Aktuale

Haradinaj pret në takim ambasadorin e Hungarisë, kërkon përkrahjen për liberalizimin e vizave

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:32
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Markusz Laszlo

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë Markusz Laszlo.

Ajo përmes një shkrimi në facebook, si vend partner i qëndrueshëm, ka këkuar përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë:

Mirëprita sot në MPJD Ambasadorin e Hungarisë, Márkusz László.

Kosova ka ndërtuar ndër vite partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë, si një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e vendit.

Me mirënjohjën me të thellë për gjithë mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave, ritheksova nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për përshpejtimin e këtij procesi.

Me Ambasadorin László biseduam edhe për koordinimin e mëtutjeshem të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat