Limaj ngushëllon familjen Zhitia për vdekjen e babit të heroit të kombit Afrim Zhitia

Aktuale

Limaj ngushëllon familjen Zhitia për vdekjen e babit të heroit të kombit Afrim Zhitia

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:31
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Zhitia për vdekjen e Osman Zhitisë, babai i heroit të kombit, Afrim Zhitia.

Limaj ka thënë se ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i shquar që nuk kurseu asgjë nga vetja e tij për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Pikëllues lajmi për vdekjen e Osman Zhitisë, babai i heroit të Kombit Afrim Zhitia.Në emër timin dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zhitia, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur bacen Osman.
Baca Osman do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i shquar që nuk kurseu asgjë nga vetja e tij për lirinë e Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për bacen Osman!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat