Aliu për vdekjen e Osman Zhitisë: Ishte nyje lidhëse në mes të dy brezave heronjësh

Aktuale

Aliu për vdekjen e Osman Zhitisë: Ishte nyje lidhëse në mes të dy brezave heronjësh

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:36
Babai i heroit Arfim Zhitia, Osman Zhitia

Ka vdekur babai i heroit, Afrim Zhitia.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka thënë se, po i themi lamtumirë njeriut shembull që nuk u dorëzua kurrë, veproi vetë dhe ishte nyje lidhëse në mes të dy brezave heronjësh

Sipas tij, me njerëz si ai, zingjiri i luftës së popullit tonë mbeti i përherë i pashkëputur

Postimi në Facebook:

Sot, u nda nga ne daja Osman Zhitia.

U përmbyll një jetë e tërë përplot përplasje, qëndresë dhe fitore.

Po i themi lamtumirë njeriut shembull që nuk u dorëzua kurrë, veproi vetë dhe ishte nyje lidhëse në mes të dy brezave heronjësh.

Babait hero Sylës dhe djalit hero Afrimit.

Me njerëz si ai, zingjiri i luftës së popullit tonë mbeti i përherë i pashkëputur.

Lamtumire daja Mon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat