Cakaj vlersonë mbështetjen e Gjermanisë - Bota Sot
Cakaj vlersonë mbështetjen e Gjermanisë

Aktuale

Cakaj vlersonë mbështetjen e Gjermanisë

Nga: E.M Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:24
Gent Cakaj
 

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, përshëndeti marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Gjermania.

“Përderisa nën Presidencën Kroate është arritur vendimi historik për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.”- u shprehë Cakaj.

Cakaj vlersonë  mbështetjen e Gjermanisë e cila ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Lidhur me këtë çështje, Cakaj shprehu bindjen se me Presidencën Gjermane të Këshillit do të punohet ngushtësisht për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kryerjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme për përparimin e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE.

Postimi i plotë në Facebook:

Gjermania tashmë ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian !

Përderisa nën Presidencën Kroate është arritur vendimi historik për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.

Mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor: me Presidencën Gjermane të Këshillit, ndërkaq, do të punojmë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kryerjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme për përparimin e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE.

Vlen, natyrisht, të theksohet se liberalizimi i vizave me Republikën e Kosovës është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian në rajon në përgjithësi!

Shqipëria do të vazhdojë me përkushtim të plotë punën e pakursyer për anëtarësim në BE !

Image
Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat