Reagon ambasadori gjerman për tarracat e kafeterive

Aktuale

Reagon ambasadori gjerman për tarracat e kafeterive

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:03
Christian Heldt

Ambasadori gjerman, Christian Heldt ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Heldt ka folur për ndihmat e BE-së në luftën ndaj koronavirusit, ku tha se janë të padurueshme pamjet nëpër rrugë dhe në terracat e kafiterive në Kosovë.

Madje ai shtoi se pasojat do të shihen më vonë.

“Apostolova, vërtetë shpresoj se kjo do të frymëzojë të gjithë të sillen me përgjegjësi dhe institucionet qeveritare e shtetërore të kenë zbatim të fuqishëm të rregullave. Pamjet në rrugë dhe në terracat e kafiterive janë të padurueshme. Pasojat do të shihen në kujdesin intensiv”, shkroi ai në Tiwtter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat