Ish kryetari i kuvendit Kadri Vesli, u shprehë i pikëllaur për vdekjen e Osman Zhitës, babait të heroit të Afrim Zhitës.
'Osmani ishte atdhetar i madhë dhe burimë frymëzmimi në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës',theksoi Veseli nëpërmjet një postimi në facebook.
Postimi i plotë në Facebook:
Lajm i dhimbshëm vdekja e Osman Zhitisë. Babai i Heroit Afrim Zhitia, baca Osman, ishte atdhetar i madh dhe burim frymëzimi në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jeta e tij ishte mes përkushtimit, qëndresës e krenarisë. Do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes dhe gjithë kombit.