Kjo është arsyeja pse Edi Rama e hoqi padinë ndaj Ramush Haradinajt

Aktuale

Kjo është arsyeja pse Edi Rama e hoqi padinë ndaj Ramush Haradinajt

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:46
Edi Rama, Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehemti, shprehtë për “Bota sot” se rënia e idesë për shkëmbim territoreve e ka detyruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramës të tërheq padinë ndaj ish kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Heqja e padisë erdhi pasi duket se u rrëzua ideja e treshes Rama-Thaçi-Vuciq për shkëmbim territoreve. Rënia e kësaj ideje ka detyruar z.Rama të tërheq padinë nga frika se gjatë procesit gjyqësor do të dilnin në shesh shumë gjëra, të cilat ai nuk dëshiron që opinioni i t'i dijë faktikisht. Aktakuza ndaj Thaçit nga Haga, ndikoi që të prolongohet procesi i bisedimeve që kishte në pah ndarjen e vendit, dhe si rrjedhojë e saj e detyroi z.Rama të tërhiqte padinë, ngase gjyqin mund ta fitonte z.Haradinaj, ku edhe do të mundtë dilnin fakte komprometuese për z.Rama”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehemti ka shtuar se frika e Ramës nga komprometimi detyroj atë që të tërheq padinë

“Kjo është krejtësisht lojë taktike e Ramës, që ngreh paditë për të krijuar përshtypje tek opinion që ata që flasin për të e kanë gabim, ndërsa kur vjen puna për tu përballur në gjygj i ikën asaj, njësoj ndodhi edhe me gazetën gjermane Bild. Frika e Ramës nga komprometimi detyroj atë që të tërheq padinë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat