Diaspora e Kosovës theu rekord në kohë pandemie, Jeta Xharra ka disa fjalë për mërgimtarët

Aktuale

Diaspora e Kosovës theu rekord në kohë pandemie, Jeta Xharra ka disa fjalë për mërgimtarët

Nga: A.Zh Më: 2 korrik 2020 Në ora: 18:40
Jeta Xharra

Diaspora e Kosovës ka thyer rekord për paratë e dërguara në Kosovë në maj të këtij viti.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë se në maj 2020, Diaspora ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit.

Falënderuese ndaj mërgimtarëve është shprehur gazetarja Jeta Xharra. Ajo është shprehur e impresionuar se si edhe kur ekonomia në perëndim ka pësuar rënie nga COVID-19, mërgimtarët janë kujdesur për njerëzit e tyre në Kosovë, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Miku i mirë shihet në kohë te vështira!

Jam e impresiunume që në kohë kur ekonomia në perëndim (dhe ne krejt boten) ka pësu ranie, njerëzit e punësuar prej qasaj ekonomie janë kujdes edhe ma shumë për njerëzit e vet në Kosovë!

Faleminderit juve në disaporë, e njerëzit këtu shpresoj që kjo s'është arsyetim me u bo ma dembel!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat