Mjeku jep shpresë: Populli i Kosovës do të jetë i pari që do të arrijë imunizimin

Aktuale

Mjeku jep shpresë: Populli i Kosovës do të jetë i pari që do të arrijë imunizimin

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 22:34
Gani Bajraktari

Mjeku dhe profesori, Gani Bajraktari ka thënë se Kosova do ta kalojë mirë koronavirusin.

Kështu tha ai sot në T7, ku ndër të tjera shtoi se populli i Kosovës do të jetë i parti që do të arrijë imunizimin.

“Unë para dy ditëve kam thënë se në Kosovë nuk janë bërë teste për popullatën e shëndoshë. Kosova do ta kalojë mirë koronavirusin. Për shkak të demografisë. Ne do të jemi popullata e parë që do ta arrijmë imunizimin”, tha ai.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë janë rritur rastet me koronavirus, ku vetëm dje janë identifikuar 113 të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat