Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 07:28
Ilustrim

Për sot janë paralajmëruar 10 ngjarje të cilat do të zhvillohen gjatë ditës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. ( Pallati i Brigadave, ora 10:00)

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj viziton komunën e Deçanit, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

Ambasadori Hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz viziton Komunën e Gjakovës. (Kabineti i kryetarit Ardian Gjini, ora 10:45)

Ambasadori Hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz merr pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në nder të albanologut hungarez, Istvan Schutz. (Ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencë për media (Ora 11:15)

Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit”. (Europe House në Prishtinë, ora 12:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidencë, salla Skënderbe, ora 13:10)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e kryetarit të Kuvendit, ora 14:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Zyra e kryetarit të Bashkisë, ora 14:45)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Zyra e Kryetarit të PD, ora 15:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat