200 mijë marka Gjermane ishin nisur nga Gjermania për Skenderajn gjatë luftës, ja kush i ka pranuar

Aktuale

200 mijë marka Gjermane ishin nisur nga Gjermania për Skenderajn gjatë luftës, ja kush i ka pranuar

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2020 Në ora: 08:38
Marka

Edhe sot, është publikuar një dokument i Qeverisë së Kosovës në kohën e luftës, ku dëshmon se kanë dhuruar para gjatë luftës për komuna të ndryshme të Kosovës.

Këtë dokument që e ka publikuar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, parat e destinuara janë për Skenderajn.

Aty ceket qartë se 200 mijë marka gjermane, janë nisur nga Gjermania për Kosovë.

Këto para është dashur të mbërrijnë në Prishtinë, dhe të dorëzohen në zyrën e Hasan Berishës.

Pastaj personi i autorizuar i shoqëruar me Mujë Krasniqni do të tërhiqnin këto para për Skenderajn.

Postimi i plotë i familjes Imeri:

Image

Mjetet qe ish Qeveria e Kosoves ne egzil i ka ndare per Drenice (Skenderaj).

Eshte shume "misterioze" pse keto fakte aq te rendesishme i kane fshehur komandantet e shtabit te pergjithshem te njejten e kane bere dhe komandantet e zonave .Po shihet bardhe e zi kontributi i qeverise se Kosoves ne Egzil per luften e shqiptareve per liri.Por edhe roli negativ e percares i BB e Isa Mustafes ne kete histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat