Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Shqipëri në mbështetje të Thaçit

Aktuale

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Shqipëri në mbështetje të Thaçit

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 10:44
Hashim Thaçi

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Shqipëri përmes një shkrimi publikuar në mediat shqiptare ka ngritur pyetje të shumëta në lidhje me motivet e Zyrës së Prokurorit Special për ta publikuar aktakuzën e dorëzuar ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ende pa u konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Pse është zgjedhur kjo kohë për publikim: vetëm pak para takimit të paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë. A mundemi me të vërtetë të besojmë që prokurorët nuk e kanë paraparë efektin shkatërrues që do të kishte një veprim i tillë në këtë takim dhe në tërë procesin”.

Sipas këtij shkrimi, nuk ka kuptim që këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ta priste një person që e di që së shpejti do të akuzohej për krime lufte nga një prokuror amerikan.

“Ekspertët vetëm mund të spekulojnë se cka saktësisht është duke ndodhur në luftën mes administratës Trump dhe institucioneve shetërore, si edhe në luftën transatlantike për dominim që ka prodhuar një dinamikë të rrezikshme dhe negative. Pse kjo dridhje tektonike në një rajon ku perëndimi ka investuar shuma të mëdha në ushtri, kapacitete politike, ëkonomike e diplomatike.

Sipas Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Shqipërisë, këtyre pyetjeve duhet përgjigjur pasi që stabliteti, siguria dhe progresi i shtetit të Kosovës tashmë i tëri varet nga këto zhvillime, në fatin e akuzave dhe gjyqit potencial.

Në reagim flitet edhe për dështimin e BE-së në dhëien e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Stabiliteti i gjithë Ballkanit Perëndimor si dhe përparimi i cfarëdo procesi për bashkëpunim rajonal rrezikohet për shkak të një episodi të radhës të sagas që is heh liderët e UCK-së në gjyq, derisa ata që kryen krime të rënda në Kosovë, Bonjë e Kroaci ende nuk janë përballur me drejtësinë”.

Shpresat për cfarëdo dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe cfarëdo pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve janë më fragjile se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat