Gjermania, e cila mori përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit më 1 korrik, së bashku me Francën, është e gatshme të ndihmojë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, nëse është e nevojshme.
Kështu tha ambasadori gjerman në Podgoricë, Robert Weber.
“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, njoftoi se dialogu i sponsorizuar nga BE do të rifillojë zyrtarisht në korrik. Ne mbështesim shprehimisht Përfaqësuesin Special në këtë dhe së bashku me Francën jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë, nëse është e nevojshme, “i tha Weber gazetës “Pobjeda” të Podgoricës.