Nuk ndalet Gani Koci, pasi fshiu postimin e parë, ja çfarë thotë në postimin e dytë

Aktuale

Nuk ndalet Gani Koci, pasi fshiu postimin e parë, ja çfarë thotë në postimin e dytë

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:52
Gani Koci

Ish-zëvendësministri i Kosovës, Gani Koci i cili është edhe anëtarë i PDK-së, përsëri ka reaguar me një postim tjetër në Facebook, kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në postimin e parë kishte publikuar edhe fotografi të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Jusuf Buxhovit, Haki Abazit, Jeta Xharrës dhe shumë të tjera, ku kishte kërkuar që të betonoheshin.

Pas këtij linçimi ai e fshiu atë postim, ndërsa në postimin e dytë përsëri ka shkruar për ta, por ka akuzuar VV-në se ia kanë fshi postimin e tij.

“Jurishnikët udbash e VV-istë ma fshin statusin që kisha bër për gropat septike serbe të mbetura në Kosovë!

Ato duhet, jo me i dezinfektu por me i mbyllë me beton!

Shumë po kundermojnë!”, shkruan Koci në postimin e dytë.

Image
Postimi i dytë
Image
Postimi i parë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat