Bulliqi i reagon Qeverisë: Asnjëherë nuk mund t’i shfuqizoni të gjeturat që demaskojnë shkeljet për Demarkacionin me Malin e Zi

Aktuale

Bulliqi i reagon Qeverisë: Asnjëherë nuk mund t’i shfuqizoni të gjeturat që demaskojnë shkeljet për Demarkacionin me Malin e Zi

Nga: G.B Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:15
Shpejtim Bulliqi

Qeveria Hoti dy ditë më parë ka shfuqizuar vendimin për emërimin e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se me këtë qeveria ka eliminuar mundësinë për korrigjimin eventuale të vijës kufitare me Malin e Zi dhe përjashtimin e gjithë kundërshtarëve të "demarkacionit" me Malin e Zi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria nuk do të mund asnjëherë t’i shfuqizojë të gjeturat nga raporti i komisionit i datës 1.12.2017, që ka demaskuar shkeljet e rënda që janë bërë në lidhjen dhe ratifikimin e marrëveshjes për kufirin Kosovë-Mali i Zi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Zhveshja e një mashtrim të madh!.

Më datë 01. 07. 2020 Qeveria KOTI, paska vendosur për shfuqizimin e vendimit për emërimin e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke eliminuar mundësinë për korrigjimin eventuale të vijës kufitare me Malin e Zi dhe përjashtimin e gjithë kundërshtarëve të "demarkacionit" me Malin e Zi.
Fatmirësisht qeveria nuk do të mundet asnjëherë t'i shfuqizoj të gjetura nga Raporti i Komisionit i datës 01.12.2017 i cili i ka demaskuar shkeljet e rënda që janë bërë në lidhjen dhe ratifikimin e marrëveshjes për kufirin Kosovë-Mali i Zi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat