Deputeti Basha i ashpër ndaj Komunës së Ferizajit, ka disa fjalë për PDK-në

Aktuale

Deputeti Basha i ashpër ndaj Komunës së Ferizajit, ka disa fjalë për PDK-në

Nga: M.H Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:56
Basha dhe Kurti

Deputeti nga radhët e LVV, Dimal Basha përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me dënimet që komuna e Ferizajit më saktë inspektorati i Komunës së Agim Aliut ka dënuar qytetarët për ndotje të ambientit.

Basha shprehët i shqetësuar për këto dënime pasiqë sipas tij kur “ndërtuesit”, i shëndrrojnë rrugët në konteniera dhe qytetarët hajnë pluhur e zallë çdo ditë atëhere inspektorët flejnë nëpër zyra, transmeton “Bota sot”.

Kjo është Komuna e PDK-së në Ferizaj që operon me recetën 3 zallë një cement, dhe synimin e vetëm e ka betonimin e qytetit përmes Rregulloreve të kundërligjshme, përfundon në shkrimin e tij Basha.

Postimi i plotë

Inspektorati i Komunës së Agim Aliut me 20 maj ka gjet kohë me dënu qytetarë të thjeshtë për disa pika në shesh me arsyetim se po ndotet ambienti, por kur ‘ndërtuesit’ i shëndrrojnë rrugët në kontenierë bërlloku dhe qytetarëve iu bllokohen rrugët dhe hajnë pluhur e zallë për çdo ditë, inspektorët flejnë nëpër zyra.

Shkoni provone hudhni mbeturina para shtëpisë së Agim Aliut ose bllokoni rrugën e tij, ta shohim sa po shpëtoni pa dënime. Por jo, oborret e tyre i ruajnë, për qytet kush po mërzitet.

Kjo është Komuna e PDK-së në Ferizaj që operon me recetën 3 zallë një cement, dhe synimin e vetëm e ka betonimin e qytetit përmes Rregulloreve të kundërligjshme. #TURP #GËRDI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat