Ministrja Bajrami priti në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, diskutojnë për situatën ekonomike

Aktuale

Ministrja Bajrami priti në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, diskutojnë për situatën ekonomike

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:03
Foto nga takimi

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbajtur takim pune me përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të kryesuar nga kryetari Agim Shahini.

Në këtë takim është diskutuar për situatën ekonomike në vend dhe për vështirësitë që ka krijuar pandemia për bizneset kosovare.

Me këtë rast, ministrja Bajrami i shpjegoi disa nga masat kryesore të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe theksoi se Qeveria e Kosovës ka inkorporuar shumë sugjerime nga asociacionet e bizneseve brenda programit qeveritar.

“Bajrami u zotua se Qeveria e Kosovës do të kultivojë frymën e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në mënyrë që politikat qeveritare të kontribuojnë në rritjen e performancës së sektorit privat”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Financave.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e AKB-së falënderuan ministren Bajrami për pritjen dhe ofruan përkrahjen e tyre për Qeverinë e Kosovës duke nënvizuar se përmes angazhimeve të përbashkëta do të tejkalohen pasojat ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 dhe do të kontribuohet në fuqizimin e ekonomisë së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat