Kryeministri Hoti deklarohet për pritjen e Ramës – e falënderon dhe e quan vëllazërore

Aktuale

Kryeministri Hoti deklarohet për pritjen e Ramës – e falënderon dhe e quan vëllazërore

Nga: N. H Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:56
Avdullah Hoti dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për siç ka thënë pritjen vëllazërore që i ka bërë sot në Pallatin e Brigadave.

Shefi i qeverisë së Kosovës ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm.

“Është nder i madh që në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, t’i konkretizojmë hapat për bashkëpunim ekonomik. Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm”, ka shkruar mes tjerash Hoti.

Ja shkrimi i tij:

Thellësisht mirënjohës për pritjen që mu bë sot, në Pallatin e Brigadave, nga kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, të cilin edhe publikisht e falënderoj për pritjen vëllazërore!

Është nder i madh që në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, t'i konkretizojmë hapat për bashkëpunim ekonomik. Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm! ????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat