Zëvendësministri Dushi: Asnjë proces bisedimesh nuk mund të arrihet pa zbardhjen dhe pa ndëshkimin e atyre që kryen krime në Kosovë

Aktuale

Zëvendësministri Dushi: Asnjë proces bisedimesh nuk mund të arrihet pa zbardhjen dhe pa ndëshkimin e atyre që kryen krime në Kosovë

Nga: N. H Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:40
Florian Dushi

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, së bashku me Drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Vegim Kasim Qerkezit.

Dushi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se dhimbja dhe vuajtjet po vazhdojnë, familjeve dhe Kosovës në përgjithësi, pasi akoma iu mungojnë edhe 1648 persona, për të cilat Serbia, shteti që kreu këto krime refuzon të jap informacionet apo edhe t’i kthej trupat në atdheun e tyre.

Ai thekson se asnjë proces bisedimesh, asnjë marrëveshje e paqe e qëndrueshme, nuk mund të arrihet pa zbardhjen e fatit të më të dashurve tonë dhe pa ndëshkimin e atyre që kryen këto krime.

Ja shkrimi i tij:

Sot, në Gjakovë, bashkë me Drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Dr. Arsim Gerxhaliu, morëm pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Vegim Kasim Qerkezit.

Një ditë tjetër e dhimbjes dhe e vuajtjes, për një djalosh të ri, trupi i të cilit pas 21 vitesh u gjet dhe u identifikua, një pjesëtar tjetër i familjes Qerkezi, i vrarë nga forcat kriminale serbe, në një fushat vrasjesh e krimesh të përmasave gjenocidale që regjimi kriminal serb kishte kryer në Kosovë.

Dhimbja dhe vuajtjet po vazhdojnë, familjeve dhe Kosovës në përgjithësi akoma iu mungojnë edhe 1648 persona, për të cilat Serbia, shteti që kreu këto krime refuzon të jap informacionet apo edhe ti kthej trupat në atdheun e tyre.

Asnjë proces bisedimesh, asnjë marrëveshje e paqe e qëndrueshme, nuk mund të arrihet pa zbardhjen e fatit të më të dashurve tonë dhe pa ndëshkimin e atyre që kryen këto krime!

Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat