Vrasja e rëndë në fshatin Hallaq të Lipjanit, zbulohen motivet

Aktuale

Vrasja e rëndë në fshatin Hallaq të Lipjanit, zbulohen motivet

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 20:31
Hallaq të Lipjanit

Vetëm pak metra i ndajnë shtëpitë ku jetojnë në fshatin Ribar të Lipjanit. Por, raportet mes fqinjëve u prishën të premten në mëngjes.

Pjesëtarë të familjeve Jakupi dh Hoxha u përleshën me armë në fshatin Hallaq, e si pasojë një person ndërroi jetë e gjashtë  të tjerë u plagosën.

Ndërkohë,  viktima me inicialet V.J kishte ardhur tri ditë me herët nga Zvicra për pushime në Kosovë.

 

Gjithë ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit, në këtë rrugë në Hllaq, ndërsa ekipet e forenzikës dhe policia po i kryenin ekzaminimet në këto mjete transportuese në të cilat ndodheshin të përfshirit në këtë incident.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë para shtëpisë së personave të përfshirë në këtë rast.

Pronat e të dyshuarve janë bastisur nga organet e rendit.

Një fshatar tjetër i Ribarit thotë se këto familje nuk kishin raporte të këqija mes vete.

E motivet sipas policisë po dyshohet se janë familjare dhe brenda shtëpive nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Në këtë incident, pos një personi të vdekur, të plagosur kanë mbetur dhe gjashtë persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat