Ku po i kryejnë testet personat që po shkojnë jashtë shtetit në pushime?

Aktuale

Ku po i kryejnë testet personat që po shkojnë jashtë shtetit në pushime?

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Qeveria e Malit të Zi ka prezantuar të enjten mbrëma masat e reja në luftë ndaj përhapjes së COVID-19.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi është bërë e qartë se hyrja për qytetarët e Kosovës në këtë vend është e mundur vetëm me testim paraprak negativ për COVID-19.

Kjo masë ka hyrë në fuqi javë më parë, pasi për një periudhë kufijtë ishin të hapur për qytetarët e Kosovës, të cilëve u kërkohet rezultat negativ të testit PCR apo ELISA për COVID-19, të vjetër jo më shumë se 72 orë.

Por, shumë qytetarë të Kosovës gjatë vikendit kanë frekuentuar bregdetin e Malit të Zi. Kjo është vërejtur edhe nga fotografitë që ata kanë postuar në rrjetet sociale.

Lajmi ka kërkuar një përgjigje nga Ministria e Shëndetësie lidhur më atë nëse qytetarët që po udhëtojnë jashtë shtetit (konkretisht në Mal të Zi për pushime) apo testohen nga IKSHP-ja. Por, MSH-ja e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

“Teste për ata qe lëshojnë Kosovën kryhen nga IKSHPK vetëm për personat qe shkojnë për mjekim dhe shoqëruesit e tyre. Numrin e testimeve çdo mbrëmje e publikon IKSHPK”, thuhet në një përgjigje me shkrim të Ministrisë së Shëndetësie, por pa treguar se sa ka qenë numri i testeve dhe shoqëruesve të atyre që kanë kërkuar shërim jashtë vendit.

Ndërsa, laboratorët private nuk janë të autorizuar për të kryer testime, e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk bën testime për personat të cilët nuk kanë simptome të theksuara edhe për kundër faktit se mund të jenë raste të kontaktit të personave të diagnostikuar pozitiv me koronavirus.

Vlen të theksohet se qytetarët po shprehin pakënaqësi të shumta për numrin e testeve të bërë nga IKSHPK-ja, madje po e akuzojnë edhe për favorizime në testime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat