Policia nis hetimet ndaj Gani Kocit për gjuhën linçuese

Aktuale

Policia nis hetimet ndaj Gani Kocit për gjuhën linçuese

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 23:06
Gani Koci

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se i ka nisur hetimet ndaj zyrtarit të PDK-së, Gani Koci, që të premten i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa personalitete publike.

“Policia është duke u marrë me këtë ngjarje. Ka udhëzuar Njësinë e Krimeve të Rënda për ta trajtuar rastin”, është thënë prej saj.

Gani Koci, nga PDK të premten i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa personalitete publike në Kosovë.

Ne fotografinë që ai ka vënë shihen kreu i LVV-së, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, publicisti Veton Surroi, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetet e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci e Fitore Pacolli, akademiku Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- zëvendëskryeministri Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, dhe ish-deputeti Ilir Deda.

Megjithëkëtë, pas raportimeve statusi i tij është fshirë nga Facebooku, por ai përsëri ka shkruar, duke përsëritur se qëndron pas statusit të mëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat