Gjuha kërcënuese e Kocit, kryeministri Hoti i ka disa fjalë

Aktuale

Gjuha kërcënuese e Kocit, kryeministri Hoti i ka disa fjalë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 23:28
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti përmes një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-zëvendësministrit të PDK-së, Gani Koci, i cili i ka quajtur ‘gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton’, disa personalitete duke përfshirë politikanë e gazetarë në Kosovë.

Sipas Hotit gjuha e helmuar në publik nuk ndihmon asgjë përveq se dëmton, duke shtuar se ajo gjuhë duhet të dënohet.

“Kur ajo gjuhë bëhet denigruese dhe kërcënuese për atë që shpreh idetë e tij, ne duhet ta dënojmë atë publikisht, të distancohemi prej saj dhe të ndërmarrim veprime të duhura”,  ka shkruar Hoti.

Ish- Zëvendësministri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci i ka quajtur gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton, disa personalitete duke përfshirë politikanë e gazetarë në Kosovë.

“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, thuhet në postimin e Kocit ku ka qenë e bashkëngjitur edhe një fotografi me personalitetet që ka përmendur.Në fotografi shihen, kreu i LVV-së, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, Drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, deputetja Fitore Pacolli dhe ish-deputeti, Ilir Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat