Syla: Situata alarmante, 20 përqind e punëtorëve shëndetësorë janë të infektuar me Covid-19

Aktuale

Syla: Situata alarmante, 20 përqind e punëtorëve shëndetësorë janë të infektuar me Covid-19

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se situata me koronavirusin në vend është alarmante.

“Janë 120 pacientë të shtruar në Infektivë, 60 janë me oksigjenoterapi. Është stërlodhje, stërmundim… Po presim qe sa, që të bien punëtorë shtesë. Instituti është lodhur, Infektiva është lodhur. Nuk ka një plan, investimet po na mungojnë. Nuk pritet donacione më këtu. Duhet të shihen edhe si alternativë laboratorët private. Kjo java e fundit është gjysma e të testuarve po dalin pozitiv”, është shprehur Syla.

Syla në Edicionin Special ka thënë se situata është keq është ndër punëtorët shëndetësorë.

“Kemi 13 mijë 700 punëtorë shëndetësor, 20 përqind janë të infektuar të punëtorëve shëndetësorë. Situata është alarmante, jo e mirë dhe ka rrezik që si me një shtëpi shëndeti katër-pesë që infektojnë katër-pesë të tjerë dhe ngadalë-ngadalë mund të shkojmë te bllokimi i sistemit”.

Syla ka bërë thirrje nga politikanët që të mos përzihen në punët e shëndetësisë dhe të mos shkojnë as në Infektivë as në IKSHPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat