Preket për herë të dytë nga Covid-19, Bylykbashi: Simptomat i kam tre herë më agresive

Aktuale

Preket për herë të dytë nga Covid-19, Bylykbashi: Simptomat i kam tre herë më agresive

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 00:20
Petrit Bylykbashi

I shëruar nga koronavirusi para tre muajsh, Petrit Bylykbashi, është prekur sërish me këtë virus.

Bylykbashi ka deklaruar se është rasti i parë që infektohet për herë të dytë me Covid-19 në Kosovë

Ai ka treguar cilat janë simptomat e tij për këtë herë të dytë.

“Simptomat e Covid-19 kësaj here janë të njëjta si ato të parës por janë më agresive tre fish më shumë agresive”.

“Para katër netëve veç filluan simptomat e përcjellëm gjendjen time me se çka po ndodh, filluan probleme me frymëmarrje edhe ethe gjithashtu simptome re nga hera e kaluar se kam pasë edhe kështu i pata simptomat tjera”.

“Për momentin që po flas tani me ju kam marramendje. Dje e kam bërë testin sot e mora rezultatin, dje kam bërë një rengen të mushkërive ai doli jo keq, pasi dolën disa hije qe dyshohen se janë nga Covid-19 i herës të kaluar, kësaj here po prek më shumë aty ka dëmtuar në herën e kaluar”.

“Terapinë momentalisht e kam që e kamë pas edhe herën e kaluar Vitamin C dhe Paracetamol. Nesër kam takim me palë të IKSHPK-së dhe të Klinikës Infektive, nesër vendoset për gjërat tjera. Gjatë kësaj kohe kam pasë kontakt me shumë njerëz dhe më vjen shume keq për këtë”.

Bylykbashi tha se nesër pritet të shtrihet në Infektivë dhe tregoi se ku e mori virusin këtë herë.

“Unë jam kujdesur për disa të prekur me Covid-19 gjë që emrat nuk mund ti them, kam qëndruar me ata kam dërguar gjëra tek ata. Nuk i kam pasë masat mbrojtëse kur kam qëndruar me këta persona”.

“Ka gjasa që nesër të shkojë në Infektivë”, ka thënë Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat