Gëzuar Ditëlindjen Amerikë!

Aktuale

Gëzuar Ditëlindjen Amerikë!

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 08:33
Ilustrim

Shteti simbol i botës, lirisë dhe demokracisë shënon sot festën më të madhe kombëtare, 4 Korrikun e vitit 1776, ditëlindjen e saj – 244 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

E gjithë SHBA-ja mbushet sot me flamuj amerikanë, dhe simbolet e saj – ndërkohë që miliona amerikanët kremtojnë në çdo mjedisë me ndjenjën e madhe të krenarisë, teksa shënohen plot 244 vjet nga Deklarata e Pavarësisë.

Më 4 korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin një komb të ri. Do të duheshin edhe 6 vjet të tjerë luftë me Britaninë, në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës, para se të fitohej pavarësia e Amerikës.

Më 1782, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ende larg bashkimit. Ato ishin në fakt, një konfederatë e paqëndrueshme, me një qeveri qendrore të dobët. Kaosi ekonomik çoi në paqëndrueshmëri civile. Filluan konflitetet mes shteteve lidhur me kufijtë, Qeverisë kombëtare i mungonin forcat ushtarake për trajtimin e kërcënimeve të sigurisë. Amerikanët filluan të kërkojnë mënyra për zgjidhjen e këtyre problemeve. Përgjigja ishte një kushtetutë e re, e cila u ratifikua në vitin 1789.

Për gjithë këto vjet, SHBA ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm dhe ka qënë model për demokracinë dhe liritë e njerëzve në botë.

4 Korriku 1776, Dita e Pavaresise se SHBA, ka një kuptim tjetër edhe për shqiptarët, 29 vjet më parë me ndihmën e SHBA, vendi ynë do të ecte drejt rrugës për liri dhe demokraci ndërsa më vonë Kosova do te ishte e lire dhe e Pavarur me shtetin e saj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat